Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ngacmoi seksualisht agjenten e krimeve, AMP nis hetimet për shefin e Komisariatit të Lezhës, Agim Hoxha

Shkruar nga Newsbomb
Ngacmoi seksualisht agjenten e krimeve, AMP nis hetimet për shefin e
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, AMP ka nisur hetimet për shefin e Komisariatit të Lezhës, Agim Hoxha pasi akuzohet për ngacmim seksual.

Mësohet se një agjente krimesh e ka kallëzuar shefin e Komisariatit të Lezhës se e ka ngacmuar seksualisht. Agjentja, emri i të cilës nuk është bërë ende publik pretendon se Hoxha e ka ngacmuar seksualisht në momentin që ka qenë nën efektin e alkoolit.

Hetimi nga AMP ka nisur para disa ditësh, pas kallëzimit të bërë nga vetë agjentja e cila ra preh e ngacmimit seksual, ndërsa Agim Hoxha është pezulluar nga detyra.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese