
I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka zbuluar disa episode të reja kriminale në seancën e mbajtur deri në orët e pasdites së sotme në GJKKO në lidhje me dosjen “Plumbi i Artë”.
Gjatë deklaratave të tij, ai ka zbuluar një listë me 10 emra të njohur në botën e krimit, të përgatitur nga Erion Alibej për tu ekzekutuar nga vetë Nuredin Dumani.
“Erjon Alibej më dha një listë me 10 emra. Në krye të listës ishte Talo Çela, Altin Ndoci, vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, Emiljano Ramazani, Besmir Haxhia, Dorjan Shkoza,” mësohet të ketë thënë i penduari i drejtësisë në senacën gjyqësore.
Gjithashtu ai ka treguar dhe për ekzekutimin e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, ngjarje e ndodhur në vitin 2020, teksa tha se shënjestër e atentatit ishte Besmir Haxhia ndërsa vëllai i tij ishte viktimë rastësore.
Ndërkohë Dumani zbardhi detaje dhe nga ekzekutimi i Emiljano Ramazanit në 20 korrik 2020 në Elbasan, ku tha se për të vëzhguar lëvizjet e shënjestrës, është vendosur nga instruktore palestre. Emiljano Ramazani është qëlluar në garazhin e banesës së tij, pasi sapo ishte kthyer nga palestra.