
Galeria Marian Goodman në mes të kryeqytetit francez për një muaj 22 qershor-22 korrik do të paraqesë për artdashësit veprat e kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
Në një prezantim për këtë ekspozitë, Galeria Marian Goodman shkruan se pjesë e krijimtarive të politikanit shqiptar që jetoi në vitet ’90 janë vizatime në letër, letra muri, skulptura qeramike dhe një qendisje me dorë.
Kjo krijimtari tregon afërsinë e artistit me ngjyrën, e cila ka qenë thelbësore për Ramën si në karrierën e tij politike, ashtu edhe në veprimtarinë artistike, me aftësinë për të përcjellë elemente të psikikës, por edhe potencialin e saj për të ndryshuar perceptimet tona dhe për të gjallëruar.
Vizatimet përbëhen nga kompozime komplekse, të bëra me ngjyra të ndezura që mbulojnë pjesërisht letra të printuara A4, me shënime, oraret e takimeve ditore, ftesa nga miqtë ndërkombëtare si dhe gjendja e kushteve atmosferike në juglindje të vendit.
Një nga vizatimet e kryeministrit e realizuar nga zyra e kryeministrisë në një letër të printuar A4 ku ishte shkruar axhenda e datës 21 Janar 2022, dita kur zhvillohen homazhet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në nder të viktimave të 21 Janarit.

Një tjetër vizatim me kompozime komplekse është sërish në një letër A4 ku është paraqitur raporti mbi importet e mallrave nga Rusia.

Kryeministri Edi Rama ka vizatuar edhe mbi ftesat nga miqtë ndërkombëtarët si ajo e Forumit Ekonomik të Vienës.

Vizatim në letër A4 ku paraqitej raporti dhe gjendja e qyeteve juglindore me dëmet nga përmbytjet në një periudhë kohorë 4 vjeçare.
