Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nga përqafimi i djalit tek besimi i një kombi, Erald Kapri feston ditëlindjen speciale

Shkruar nga Newsbomb
Nga përqafimi i djalit tek besimi i një kombi, Erald Kapri feston
Erald Kapri dhe djali i tij Flladi

Erald Kapri, kandidati për deputet i Partisë Mundësia, sot feston ditëlindjen mes dashurisë së familjes dhe përkushtimit ndaj vendit. Në këtë ditë të veçantë, urimi më i bukur dhe më i ndjerë ka ardhur nga djali i tij i vogël, Flladi.

Një përqafim i kristaltë që vlen më shumë se çdo fjalë. Ishte pikërisht ai që e uroi i pari, duke i dhuruar një emocion të paharrueshëm në fillim të ditës.

Gazetar dhe historian me përvojë, si dhe pedagog i përkushtuar në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit pranë Universitetit të Tiranës që prej vitit 2014, Erald Kapri është një person që bashkon profesionalizmin me ndjenjën e përgjegjësisë qytetare.

Sot, përveçse feston një vit më shumë në jetë, ai feston edhe besimin e mijërave qytetarëve shqiptarë që, përmes votës së tyre, po i japin atij mundësinë të përfaqësojë zërin e tyre në Kuvendin e Shqipërisë si kandidat në listën e hapur të Partisë Mundësia.

Një 38-vjetor që nuk është vetëm personale, por edhe simbol i një rruge të re, të ndërtuar mbi përkushtimin, dashurinë për vendin dhe besimin te e ardhmja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erald Kapri (@eraldkapri)

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese