Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nga i “forti i Myslym Shyrit” te Kasandër Noga, zbardhen emrat e 50 të akuzuarve nga SPAK

Shkruar nga Newsbomb
Nga i “forti i Myslym Shyrit” te Kasandër Noga, zbardhen emrat
Fotomontazh: Gjergj Cukali, Ervis Martinaj dhe Kasander Noga

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dy ditë më parë lëshoi urdhër-arreste për disa prej eksponentëve më të rrezikshëm të botës së krimit, emrat e të cilëve kanë dalë në dritë pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin “Sky ECC”.

Një seri kodesh të mbërritura në nëntor të vitit 2023 nga Franca dhe Belgjika, kanë zbardhur bisedat e personave të cilët vepronin dhe inskenonin atentate nga jashtë dhe brenda burgut.

Së fundmi, gazetari Elton Qyno, ka publikuar dhe emrat e 50 personave për të cilët dy ditë më parë me firmën e prokurorit Altin Dumani dhe Alfred Shehut u lëshuan urdhër-arrestet.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar goditi 7 grupe të fuqishme kriminale të cilët kishin shtrirë tentakulat e krimit në çdo qytet të vendit tonë, nga jugu në veri. Pasditen e djeshme, 16 maj, SPAK doli me një njoftim zyrtar për megaoperacionin që zgjati më shumë se 20 orë dhe ku u angazhuan 30 hetues të BKH-së, forcat RENEA, Policia e Shtetit, si dhe Europol i cili caktoi një Oficer pranë SPAK.

Në total u lëshuan 50 urdhër-arreste, ndërsa u kryen veprime hetimore në qytetet e Tiranës, Durrësit, Vlorës, Shkodrës, Lezhës, Rrëshenit, Kurbinit, Fushë-Krujës dhe Krujës.  Nga këto urdhër arreste, 14 prej tyre u ekzekutuan në Shqipëri dhe 6 jashtë vendit ku falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologë të tyre është bërë e mundur arrestimi i shtetasve shqiptarë në Itali (2 persona),  Gjermani (1 person) dhe Spanjë (1) dhe Belgjikë (2).

Ndërkohë, 30 persona të tjerë, mes tyre edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste Arben Ndoka, i cili është dhe “Koka” i një prej grupeve kriminale më të fuqishme në Lezhë. Gjithashtu, efektivët dy ditë më parë "mësynë" dhe në shtëpitë dhe bizneset e anëtarëve të 7 grupeve kriminale ku gjetën dhe sekuestruan pasuri me vlerë të përafërt deri në 4.5 milionë euro ose rreth 5 miliardë lekë shqiptare.

Lista e plotë:

1.         Arben Ndoka

2.         Arian Tuku

3.         Ilia Ndoka

4.         Samuel Ndoka

5.         Vinçens Tuku

6.         Ervis Martinaj

7.         Jozi Kraja

8.         Astrit Avdyli

9.         Aldo Avdyli

10.       Miri Bruli

11.       Naim Stafuka

12.       Emiljano Shullazi

13.       Blerim Abazi

14.       Elvis Ndreca

15.       Oltion Zefi

16.       Edson Jozëik

17.       Armando Ndreca

18.       Kasandër Noga

19.       Elson Reçi

20.       Besian Xhixha

21.       Enver Diva

22.       Robert Laçi

23.       Fatmir Troplini

24.       Klodian Shahini

25.       Henerigert Mitri

26.       Gjergji Cukali

27.       Kristos Teta

28.       Denis Meta

29.       Gentian Binjaku

30.       Viktor Imeraj

31.       Satilno Basho

32.       Marklen Haka

33.       Tori Xhecuka

34.       Edison Muceku

35.       Albert Zaja

36.       Florenc Kelmendi

37.       Ardit Gjokrosa

38.       Deivis Bajramaj

39.       Adrian Pikli

40.       Durim Bami

41.       Endrit Dokle

42.       Xhelal Rraja

43.       Altin Morina

44.       Leonard Duka

45.       Erlis Duka

46.       Fatmir Hyseni

47.       Altin Gega

48.       Drianto Bardhi

49.       Fabio Ballabani

50.       Elton Zalla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese