
Një tjetër kompani ajrore ka zgjedhur Aeroportin Ndërkombtar “Nënë Tereza” për të operuar në periudhën e verës. Siç raporton “zaëya.com”, “SalamAir” ka shtuar në portofolin e vet të udhëtimeve kryeqytetin shqiptar, Tiranën. Duke nisur nga data 17 qershor, kjo linjë do të operojë dy herë në javë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Muscatit drejt Shqipërisë.
E hëna dhe e enjtja janë ditët e planifikuara të nisjes për fluturimin drejt Tiranës, duke e bërë atë një opsion të përshtatshëm për udhëtarët e kohës së lirë, ashtu edhe për ata të biznesit.
Kryeqyteti shqiptar përshkruhet nga media e huaj si një vend që nuk duhet lënë pa vizituar. Dhe kësisoj përmes kësaj linje fluturimi që ka zgjedhur të ndalojë në Aeroportin Ndërkombëtar, do të mundësohet për gjithë vizitorët të shijojnë bukuritë e natyrës shqiptare. Biletat e linjës së re Muskat – Tiranë mund të rezervohen përmes faqes së internetit.