Shqiptari nga fshati Velçë i Vlorës që konsiderohet si si një ndër trafikantët më të fuqishëm të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë, Dritan Rexhepi, është ekstraduar gjatë ditës së sotme drejt Shqipërisë.
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në “Open”, ka ndarë disa detaje nga jeta e Dritan Rexhepit dhe përfshirja e tij në botën e krimit. Lala tregon se ai është i pari shqiptar i cilësuar si vrasës me pagesë, veprim ky që ka çuar në eleminimin e Durim Kasmit.
Gazetarja tregon dhe një arratisje speltakolare që Rexhepi ka kryer në kohën që po transferohej drejt paraburgimit në qytetin e Durrësit.
“Në kohën kur do të transferohej, ai u arratis në mënyrë spektakolare, duke veshur një pallto. Duke marrë një dosje dhe duke u shprehur se marrja e tij në pyetje kishte mbaruar dhe ai ishte i lirë të largohej”, u shpreh ajo.
Dritan Rexhepi gjithashtu ka formuar një grup kriminal të vetin me emrin “Belo”, organizatë kjo që ka ndikim të fuqishëm jo vetem në vendet e Amerikës Latine ku ai zhvillon dhe pazaret e drogës, por në të gjithë Europën.
“I pari vrasës me pagesë i skeduar nga drejtësia shqiptare për ekzekutimin e Durim Kasmit. Bashkë me Sokol Halilaj e ekzekutoi atë dhe pronarin e lokalit që fillimisht u plagos e më pas ndërroi jetë në spital.
Drejtësia nuk e shpalli kurrë faktor për Arben Keqin, por e shpalli fajtor për Durim Kasmin dhe plagosjen që çoi në vdekjen e pronarit të lokalit, Ramazan Bakiu.
Gjykimi u bë në mungesë sepse ai u shoqërua, kishte vënë ë shënjetër një prokuror të krimeve të rënda, Eugen Beci pasi kishte të dhëna që ishte në qendër të qytetit në një konferencë dhe u afrua për ta qëlluar.
Nuk arriti të kryejë atentatin dhe u transferua në paraburgimin e Durrësit.
Në kohën kur do të transferohej, ai u arratis në mënyrë spektakolare, duke veshur një pallto,. Duke marrë një dosje dhe duke u shprehur se marrja e tij në pyetje kishte mbaruar dhe ai ishte i lirë të largohej.
Ka krijuar familje ndërsa ishte në burg, ka krijuar familje me vajzën e një gjenerali të famshëm dhe ka edhe një djalë rreth 6 vjeç”, tregon Klodiana Lala.