Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nga Emirana Sako te Ëngjëll Agaçi, zyrtarët e lartë që u paraqitën në SPAK këtë javë

Shkruar nga Newsbomb
Nga Emirana Sako te Ëngjëll Agaçi, zyrtarët e lartë
Disa nga zyrtaret e paraqitur në SPAK

Një javë e ngjeshur duket se ka qenë edhe kjo javë për Prokurorinë e Posaçme, prokurorët e të cilës kanë marrë në pyetje një sërë zyrtarësh të lartë për çështje të ndryshme.

Ministra, ish-drejtorë, ish-kryebashkiakë dhe kryebashkiakë janë paraqitur gjatë kësaj jave në Prokurorinë e Posaçme, ku janë marrë në pyetje për disa orë.

Dihet tashëm se SPAK me “dorë të hekur” nuk po kursen si zyrtarë ashtu edhe njerëzit e botës së krimit, të cilët çdo ditë e më shumë po kuptojnë se çfarë do të thotë “drejtësia e re” dhe fundi i pandëshkueshmerisë.

Prokurorët e nisën javën me marrjen në pyetje të ish-drejtorit të ARRSH, Dashamir Xhika. Ndaj Xhikës rëndojnë akuza se gjatë kohës kur ka qenë drejtor i ARRSH, ka qenë i përfshirë me abuzimet më të mëdha në rrugën Tiranë-Elbasan. Ai ra në pranga më 2 shkurt të vitit 2018, për veprën penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “Shpërdorim detyre”.

Ishte ish-ministri i Transporteve në atë kohë, Damian Gjiknuri, i cili kallëzoi në prokurori, abuzimet financiare që ishin bërë nga ish-drejtuesit e ARRSH për aksin Tiranë-Elbasan. Ndërtimi i rrugës ishte parashikuar të kushtonte 407 milionë dollarë, por pas auditit  të kryer nga Ministria e Infrastrukturës rezultoi se rruga Tiranë-Elbasan kishte një dëm prej 54 milionë dollarë.

Po ashtu në SPAK këtë javë u paraqit dhe zv.kryeministra Belinda Balluku. Balluku vetë pasi doli nga ambientet e Prokurorisë për media tha se u thirr nga organi i akuzës lidhur me dosjen e Inceneratorit të Tiranës si person që ka dijeni me rrethanat e hetimit.

Shkurtimisht ministrja tha se kjo dosje ka bërë pis të madh dhe të vogël dhe ka ardhur koha që të zbardhet dhe të ndahet puna e ndershme nga abuzimi i pafalshëm.

Lista e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve që do merrishin në pyetje do të vazhdonte. Ditën e djeshme, 16 maj, në ambientet e SPAK u paraqit ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi. Pas 4 orëve në SPAK, Roshi foli shumë paj për media, duke mos dhënë detaje për çfarë u pyet duke thënë se “nuk mund të flas për hetimin”.

Po ashtu këtë të premte dy zyrtarë shumë të njohur të Partisë Socialiste janë thirru në SPAK për inceneratorin e Tiranës.

Në mëngjes në SPAK, u paraqit sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi, i cili u mor në pyetje për rreth 3 orë.

Pas daljes nga SPAK, Agaçi tha se ishte pyetur për inceneratorin e Tiranës, duke thënë se kjo nuk përmban një lajm dhe se të gjithë duhet të jenë në dispozicion dhe në funksion të drejtësisë.

Vetëm pak më parë po ashtu në SPAK është paraqitur kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako. Edhe kryebashkiakja është thirrur dhe do të pyetet në lidhje me kontratat për inceneratorin e Tiranës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese