Hapësire reklamuese


Aktualitet

Nga ekonomistja te inxhinieri dhe shoferi kamionçinës, merren në pyetje 7 dëshmitarë për inceneratorin e Fierit

Shkruar nga Newsbomb
Nga ekonomistja te inxhinieri dhe shoferi kamionçinës, merren
Inceneratori i Fierit

Shtatë dëshmitarë janë marrë ditën e sotme në pyetje ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme të Apelit në lidhje me inceneratorin e Fierit.

Burime për media bëjnë me dije se në pyetje janë marrë Ueda Hajrullai ekonomiste të dy shoqëritë, Anela Shkurti ekonomiste 2019-2021, Ilirjan Priftaj inxhinier ndërtimi, Perika Totojani inxhier ndërtimi (drejtues teknik), Enid Ndine ndërtues kantieri(inxhinier), Endri Kolaci shofer kamioncine, Alba Thoma zyrtare e ministrisë së mjedisit.

Po ashtu në këtë seancë gjyqësore ishte edhe ish-adinistratorja e incenratorit të Tiranës, Arhola Kodra, por që nuk dha përlqim për t’u përgjigjur.

Mbrojtësit gjyqësor pas dëshmive kanë kërkuar kohë për të përgatitur të gjitha konkluzionet me shkrim. Kjo seancë është shtyrë dhe e radhës do të mbahet më 14 nëntor në orën 10:00.

Inceneratori i Fierit dhe kompania koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” u sekuestruan me urdhër të SPAK në mars të vitit 2022 dhe administrohen nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Konfiskuara dhe Sekuestruara, AAPKS.

Inceneratori që i kushtoi 28 milion euro taksapaguesve dhe duhej të ishte vënë në punë në vitin 2021, por nuk është akoma në gjendje pune. Ndërkohë, prej janarit 2022 funksionon si landfill për bashkitë e qarkut Fier.

Afera e inceneratorëve, në Tiranë, Fier dhe Elbasan, u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë më shumë se 150 milionë euro, ndërsa një numër i lartë zyrtarësh publikë janë nën akuzë ose janë shpallur fajtorë për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Mes të dënuarve janë ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputeti socialist, Alqi Bllako si dhe tre administratorët e kompanive të inceneratorëve, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja, ndërsa ish.zv.kryeministri Arben Ahmetaj ndodhet në arrati.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese