Hapësire reklamuese


Aktualitet

Nga burgu në Francë përndiqte online vajzat në Shqipëri, zbulohet skema si shqiptari shantazhonte 62 të rejat

Shkruar nga Newsbomb
Nga burgu në Francë përndiqte online vajzat në
Fotomontazh/ Fabjan Dodaj

I burgosur në Francë, por vijonte krimet duke përndjekur online të paktën 62 vajza. E kemi fjalën për 34-vjeçarin, Fabjan Dodaj, i cili ka rënë në “rrjetën” e Krimit Kibernetik në Policinë e Tiranës.

Autoritetet kanë arritur të zbardhin ngjarjen dhe të dokumentojnë 62 raste të përndjekjeve online të kryera nga Dodaj, i cili aktualisht është duke vijuar dënimin në një burg të Francës.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se autoritetet shqiptare pas identifikimit të interceptimeve kompjuterike që pulsonin nga burgu "Lyon Cobras", në Francë,u kanë kërkuar ndihmë homologëve francezë të cilët pas kontrolleve të ushtruara në qelinë e 34-vjeçarit arritën t’i gjenin aparatin celular.

Nga burgu në Francë përndiqte online vajzat në
Fabjan Dodaj

Ky shtetas ndërhynte në profilet e rrjeteve sociale (kryesisht Tik Tok dhe Instagram) të shtetaseve të ndryshme dhe pasi merrte fotografi nga profilet e tyre, i publikonte ato në profile false të krijuara prej tij, duke vendosur përshkrime denigruese.

Më pas 34-vjeçari i shantazhonte këto shtetase, duke u kërkuar atyre foto dhe video intime në këmbim të fshirjes së materialeve të publikuara prej tij.

Njoftim i plotë i Policisë:

Tiranë

Vijon puna nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, për goditjen dhe dokumentimin e rasteve të përndjekjeve online dhe të çdo krimi kibernetik.

Zbardhen dhe dokumentohen 62 raste të përndjekjeve online, kryer nga një 34-vjeçar, i cili vuan dënimin në një burg të Francës.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e krimeve kibernetike, pas kallëzimeve të depozituara nga disa shtetase, për raste të përndjekjeve online në rrjete sociale, kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë hetimeve të kryera, janë siguruar prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin se shtetasi F. D., 34 vjeç, i cili aktualisht vuan dënimin në një burg në Francë për veprat penale "Vjedhje me pasoja të rënda" dhe "Komplot kriminal", parashikuar nga Kodi Penal Francez, ka konsumuar veprat penale "Falsifikimi kompjuterik",

"Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike", "Perndjekja", dhe "Ndërhyrje të padrejta në jetën private", parashikuar nga nenet 86/a, 121, 121/a, 293/b të Kodit Penal.

Pas identifikimit të interceptimeve kompjuterike që pulsonin nga burgu "Lyon Cobras", në Francë, është bashkëpunuar me Interpol Tirana dhe autoritetet Franceze dhe është ushtruar kontroll në qelinë ku ndodhet shtetasi F. D., dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar aparati celular që ky shtetas përdorte për veprimtarinë kriminale.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se, 34-vjeçari ndërhynte në profilet e rrjeteve sociale (kryesisht Tik Tok dhe Instagram) të shtetaseve të ndryshme dhe pasi merrte fotografi nga profilet e tyre, i publikonte ato në profile false të krijuara prej tij, duke vendosur përshkrime denigruese. Autori më pas i shantazhonte këto shtetase, duke i kërkuar fotografi dhe video intime në këmbim të fshirjes së materialeve të publikuara prej tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese