
Zyrtarë të autoriteteve italiane njoftojnë se punët në ndërtimin e kampit të refugjatëve në Shëngjin nga pala italiane kanë ecur më me shpejtësi, ndërsa qendra e refugjatëve në Gjadër me shumë mundësi mund të jetë gati deri në Korrik të vitit tjetër.
Shërbimit të Rendit Publik në shtetin fqinj italian njoftojnë se nga 2 qershori, fillimisht 20 efektivë nga departamentet e Napolit dhe Romës do të dërgohen në Shëngjin ku do qëndrojnë për një shërbim 30 ditor, duke organizuar punën me turne të pandërprera gjatë 24 orëve.
20 policë italianë do të vendosen për të mbikëqyrur godinën e vendosur në portin e Shëngjinit. Ndarja e tyre do bëhet nga 5 policë në 4 vendndodhje dhe punën do e bëjnë më turne, 24 orë.
Një detaj shumë i rëndësishëm të cilën autoritete italiane e sqarojnë është se paga e çdo polici do të jetë 100 euro në ditë. Qëndrimi në hotel, ushqimi, makina që do përdorin, rrobat, transporti dhe uniforma e çdo polici do pagohet nga administrata italiane.
Gjithashtu kanë sqaruar se pasi të përfundojë dhe kur të fillojë të funksionojë, qendra e refugjatëve do të mbikëqyret nga 300 policë, 4 drejtues të lartë si dhe 2 nënkomisarë. Këto janë vec forcave të policisë të cilët do kenë funksionin e operatorëve të Policisë së Burgjeve për menaxhimin e çdo të burgosuri.
Autoritete italiane kanë fuqi vetëm brenda strukturave dhe për çdo arratisje, zënkë, krim jashtë strukturës do i delegohen policisë shqiptare.

Edhe pse njoftimet e para të qeverisë italiane dhe shqiptare flisnin për hapjen në datën 20 maj, në portin e Shëngjinit dhe në ish-bazën ushtarake të Gjadrit punimet janë në hapat e para dhe është e pamundur që qendrat të jenë gati deri në muajin maj, ku do të duhen muaj që ato të jenë gati për të pritur emigrantët që do të transferohen aty deri në përgjigje të kërkesave për azil nga autoritet italiane.
Marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët u firmos në Romë më 6 nëntor 2023 nga kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ndërsa u ratifikua në parlamentin e të dy vendeve.
Marrëveshja ka një afat 5-vjeçar, ku emigrantët që tentojnë të hyjnë në Itali do të sillen në Shqipëri, deri në pritje të miratimit të kërkesë për azil apo dëbimit të tyre në atdhe. Në kampet e ngritura në Shqipëri do vijnë vetëm burrat që vijnë nga vende që konsiderohen të sigurta, ndërsa të miturit, gratë dhe të moshuarit do të dërgohen në Itali.