
Në një ceremoni madhështore, NewsBomb ka festuar mbrëmjen e djeshme 10 vite nga themelimi i saj. Për të kremtuar suksesin, të pranishëm në Pallatin e Brigadave ishin partnerë, miq, gazetarë, gjithashtu dhe kryeministri Edi Rama me në krah bashkëshorten e tij, Linda Rama, të gjithë pjesë e familjes së madhe të NewsBomb.
Sigurisht në mbrëmjen festive nuk mund të mungonte Gjergj Luca, i cili me humorin dhe satirën që e karakterizon, ka ndarë disa momente nga ku dhe u takua me deputetin demokrat, Saimir Korreshi.
Gjergj Luca edhe pse “i përzënë”, siç e cilëson ai veten, nga Partia Demokratike, simpatia për njerëzit e mirë si Korreshi mbetet gjithmonë. Në një video me nota humori, ata kanë planifikuar dhe një xhiro rreth qytetit të Lushnjes, në vendlindjen e deputetit, sigurisht me lejen e kryetarit. “Unë të pres. Ishalla nuk e ke faturën e shtrrenjtë, për të tjerat i rregullojmë,” ka qenë përgjigja e deputetit.
“Është fat me ardh tek Pallati i Brigadave, por është fat kur takon demokratin më simpatik dhe më të vërtetë të partisë time. Mua më kanë përzënë, por kur shof njerëz të tillë, për zotin them or Luc, ka dhe çuna për së mbari.
Është më simpatiku. E kemi lënë të bëjmë një xhiro të dy në Lushnje,” është shprehur Gjergj Luca, ndërsa Saimir Korreshi i përgjigjet “Me kënaqësi”.
View this post on Instagram