
Instituti i Studimeve Politike ka uruar Newsbomb.al për 10 vjetorin e themelimit të medias online. Një sukses i padiskutueshëm, Newsbomb.al ka dëshmuar se ka ende hapësira të reja mediatike për ide novatore dhe profesionale.
Referuar themelueses Anila Basha, ISP shkruan se “suksesi i saj profesional e bën revistën të referueshme, e bën pluraliste dhe profesionale, e bën kontribuese për median konkurruese, për demokracinë dhe vlerat shoqërore, për kujtesën politike, si dhe në periudhat turistike, e bën të vetmen revistë që gjendet pothuajse në të gjitha mjediset cilësore turistike në vend,” referuar revistës Newsbomb dhe medias online.
Partneriteti i Newsbomb me Institutin i Studimeve Politike (ISP), daton që prej vitit 2014 me rithemelimin e ISP dhe më pas duke nisur një rrugë të gjatë bashkëpunimi me median dhe pak më vonë me revistën.
Urimi i Institutit të Studimeve Politike:
Revista “Newsbomb” është aktualisht revista e vetme periodike me tematikë zhvillimet politike dhe shoqërore në Shqipëri. Dje revista e themeluar dhe e drejtuar nga gazetarja Anila Basha, festoi 10 vjetorin. Në një vend ku media e shkruar është mbyllur në 90% të saj dhe ku informacioni virtual dominon kanalet e komunikimit, suksesi i “Newsbomb” si revistë dhe si portal informativ tregon se ende ka hapësira të reja mediatike për idetë novatore dhe profesionale. Suksesi i saj profesional e bën revistën të referueshme, e bën pluraliste dhe profesionale, e bën kontribuese për median konkurruese, për demokracinë dhe vlerat shoqërore, për kujtesën politike, si dhe në periudhat turistike, e bën të vetmen revistë që gjendet pothuajse në të gjitha mjediset cilësore turistike në vend.
Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka pasur dhe ka partneritet aktiv dhe profesional me “Neësbomb”, aktiviteti i ISP është pasqyruar rregullisht në portalin online të revistës. Riformatimi i ISP më 2014 kishte kontributin edhe të Anilës, ashtu sic edhe ne patëm rastin të ishim ndër shikuesit e parë të logos së “Newsbomb” në fazën e projektimit të saj. Po ashtu, drejtuesi i ISP Afrim Krasniqi ka botuar editoriale, komente dhe analiza periodike lidhur me zhvillimet dhe pritshmëritë politike vit pas viti, përfshirë edhe komentin për numrin e ri 2025.
Ne emër të stafit të ISP i bashkohemi dhe i gëzohemi arritjes së një dekade të Anila Bashës dhe stafit të saj të Newsbomb, si dhe i urojmë për suksese në vitet e dekadat e ardhshme.