
Nga Luela Myftari
Na ishte një ditë e jo e zakonshme në Tiranë. Kryeqyteti gëlonte nga zallamahitë e vitit 1997. Shqiptarët kishin humbur milionat e kursyera me mund.
Disa i kishin vënë mënjanjë gjatë rrugëve të ndyra me presione, disa të tjerë ëndërronin të blinin një shtëpi në kryeqytet, dikush i kishte bërë ato para me mund e frikë se mos spiunohej nga miku në diktaturë, e dikush tjetër nga i kishte bërë me presionet që i bënte fqinjit në komunizëm.
Prindërit kishin dorëzuar paratë e para që fëmijët emigrantë i kishin sjellë me familjarë të tjerë. Le tra me vlerë e pa vlerë kishin shëtitur gomoneve njëlloj si njerëzit, që diku kishin humbur, zhdukur a ishte një ditë e jo e zakonshme në Tiranë. Kryeqyteti gëlonte nga zallamahitë e vitit 1997. - A apo kërkoheshin. Atë ditë, kryeqyteti gumëzhinte nga revolta. Shqiptarët kishin humbur paratë në firmat piramidale.
Bashkë me to ëndrrat, mundin dhe pushtetin që kishin. Mes turmës ishte edhe një vajzë nga Lushnja. Shtatshkurtër, u shty, shtyu të tjerë, hyri në derën ku të gjithë kërkonin paratë. Veçse jo nuk ishte aty njëlloj si gjithë të tjerët.
Ajo hyri në atë derë me një diktofon, për të rrëmbyer një intervistë. Ishte Anila Basha përballë Sudes. “Rebelimi i vitit 1997 i njohur ndryshe edhe si Kriza piramidale, Anarkia në Shqipëri, Kaosi, Lufta Civile ishte një lëvizje antiqeveritare që filloi më 24 janar në Lushnjë dhe përfundoi më 24 korrik 1997, pas dorëheqjes së Sali Berishës si President i vendit”.
Kjo është fjalia e parë që gjen në Wikipedia për ngjarjet e mbrapshta të vitit 1997, për të cilat shkruan ende sot Anila Basha. Nuk e di si mund të jenë rastësore disa ngjarje, vende dhe personazhe; shqeva sytë ku lexova “Lushnje”.
Nuk di t’i rrëfej ngjshmëritë e një revolte, guximin, dëshirën e pashpjegueshme për të ndarë disa të vërteta, të vërtetën tënde, historinë e Anila Bashës. Atë ditë të vitit 1997, Anila Basha do të plaste një bombë, edhe në redaksinë e vogël ku u kthye për të thënë: “Kam marrë Suden”.
Dy gra përballë njëra-tjetrës, njëra vajzë me ëndrra, tjetra grua që kish rrëmbyer ëndrrat e kishte tërbuar një vend të tërë. Kjo ishte një nga historitë që dëgjova më mbrëmjen e 17 janarit 2025 në Pallatin e Brigadave, ku festohej 10-vjetori i NewsBomb. Nuk u tregua kaq bukur, por unë jam këtu për ta shkruar kështu në fakt.....
Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e ri të muajit Janar të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg sot (22 Janar) dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes…