Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nesër temperatura ekstremisht të larta, ja sa pritet të shkojë termometri në këto qytete

Shkruar nga Newsbomb
Nesër temperatura ekstremisht të larta, ja sa pritet të
Foto ilustruese

Ditën e nesërme termometri pritet të shënojë temperatura ekstreme. Sipas meteorologëve në të paktën 5 qarqe të vendit pritet që temperaturat të arrijnë nga 41 deri në 43 gradë celsius.

Ky është parashikimi i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, sipas të cilit vendi do të vijojë ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.

Referuar parashikimit nga SHMU në Tiranë, Shkodër dhe Lezhë temperaturat do të arrijnë deri në 41 gradë celsius, ndërsa Elbasan, Berat e Fier termometri do të regjistrojë 43 gradë celsius.

Ndërkohë, mjekë të shumtë u kanë bërë apel qytetarëve që të mos dalin gjatë orëve më të nxehta. Duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 18:00 qytetarët të përpiqen të mos frekuentojnë mjediset e jashtme. Ky orar nuk është i rekomanduar veçanërisht për fëmijët shumë të vegjël dhe të moshuarit.

Ndërkohë të gjithë atyre që u duhet të dalin përgjatë këtyre orareve duhet të: Vendosin një kapele në kokë, ose të mbrojnë kokën me çadër;Pini sa më shumë ujë dhe pushoni në zona me hije;Vishuni me rroba të lehta dhe me ngjyra të çelura.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese