Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nesër sërish protestë para Bashkisë së Tiranës, policia del me masat

Shkruar nga Newsbomb
Nesër sërish protestë para Bashkisë së Tiranës,
Pamje nga protesta e kaluar

Ditën e nesërme opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të zhvillojnë protestën e radhës para Bashkisë së Tiranë. Për këtë arsye Policia e Shtetit ka bërë me dije masat e ndërmarra për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të kësaj proteste e cila është lajmëruar të fillojë në orën 10:00 para ambienteve të Bashkisë.

Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, ditën e nesërme, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Duke marrë shkas nga tensionet e zhvilluara përgjatë protestave të kaluara, ku nuk kanë munguar as përplasjet me efektivët, Policia e Shtetit u bën thirrje organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në këtë protestë që të respektojnë ligjin dhe të distancohen nga çdo akt dhune.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Policia e Shtetit bën me dije se, ka marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të një tubimi të kërkuar nga "Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit", ditën e nesërme, më datë 04 qershor 2024, ora 10:00, pranë Bashkisë së Tiranës.

Në zbatim të planit të masave, Policia e Shtetit njofton se, ditën e nesërme, prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerojmë që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë, punonjësve të mediave dhe vetë pjesëmarrësve në tubime.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore.

Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t'u distancuar nga çdo akt dhune.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese