Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nesër nisin provimet e Maturës Shtetërore, rreth 28 mijë maturantë do t'i nënshtrohen testit të parë

Shkruar nga Newsbomb
Nesër nisin provimet e Maturës Shtetërore, rreth 28 mijë
Foto ilustruese

Nesër, 3 qershor, mijëra maturantë në vendin tonë do të zhvillojnë provimin e parë të Maturës Shtetërore. Rreth 28 mijë maturantë do t’i nënshtrohen testit të gjuhës së huaj.

Provimi do të zhvillohet në 144 qendra në të gjithë vendin. Mësohet se do të jenë rreth 2900 mësues dhe punonjës të arsimit që do të jenë pjesë e monitorimit dhe administrimit të provimeve.

Për të siguruar një proces bazuar në rregulloren e maturës shtetërore do të jenë 1900 administratorë provimi që monitorojnë grupe prej 15-20 nxënësish, 200 përgjegjës të administrimit, 250 administratorë të sekretimit, 290 përgjegjës për strukturat shkollore dhe mësues ndihmës për mbështetjen e nxënësve me aftësi të veçanta.

Provimet e Maturës Shtetërore  fillojnë në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta. Ndërkohë, pas gjuhës së huaj maturantët do t’i nënshtrohen provimeve të tjera, përkatësisht sipas datave: Gjuhë shqipe dhe letërsi – 10 Qershor 2024; Matematikë – 18 Qershor 2024; Provim me zgjedhje – 24 Qershor 2024

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese