Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nesër Kurban Bajrami, kreu i KMSH-së Bujar Spahiu uron besimtarët myslimanë

Shkruar nga Newsbomb
Nesër Kurban Bajrami, kreu i KMSH-së Bujar Spahiu uron besimtarët
Kryetari i Komitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu

Kryetari i Komitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu uron besimtarët për festën e Kurban Bajramit, kur na ndajnë më pak se 12 orë nga dita e madhe. Në një prononcim nga selia e KMSH-së, Spahiu shprehet se kjo festë simbolizon sakrificën dhe bindjen e njeriut ndaj Zotit si dhe mëshirën e pamatë që krijuesi ka për krijesën e tij, njeriun.

Sipas tij, Kurban Bajrami është një festë e ngjalljes së shpresës dhe optimizimit, si dhe ku në çdo vatër duhet të hyjë gëzimi, dora e solidaritetit dhe përkrahjes.

Festën që simbolizon sakrificën dhe bindjen e njeriut ndaj Zotit dhe mëshirën e pamatë që krijuesi ka për krijesën tij më të lartë, që është njeriu.

Kurbani është një festë në të cilën në çdo zemër e vatër duhet të hyjë gëzimi, dora e solidaritetit dhe përkrahjes. Kjo festë është festa e ngjalljes së shpresës dhe e optimizmit për të vazhduar me këmbëngulje besnikërinë ndaj Zotit të gjithësisë, se ai është Falës i Madh, Mëshirues i Pakufijshëm”,- shprehet Spahiu.

Gjithashtu, kreu i KMSH-së Bujar Spahiu shton se Kurban Bajrami është festë edhe për haxhinjtë, të cilët kanë udhëtuar për në Mekë për të kryer Haxhin në kërkim të faljes e pastrimit nga gjynahet e kësaj bote.

Kurban Bajrami është festë edhe për haxhinjtë. Miliona besimtarëve nga e gjithë bota, të cilët po kryejnë Haxhin, u janë bashkuar qindra besimtarë nga Shqipëria, e ne lutemi që atyre t’u pranohet haxhi e të kthehen të gjithë të falur e të pastruar nga mëkatet,- përfundon kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu.

Festa e Kurban Bajramit është nesër dhe besimtarë myslimanë në të gjithë botën kremtojnë këtë ditë të rëndësishme duke u falur dhe flijuar kafshë për nder të besimit në Zot.

Namazi i Kurban Bajramit do të falet në orën 6 të mëngjesit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Emërtimi “Kurban Bajrami” në gjuhën shqipe është huazim nga turqishtja Kurban Bayram, që do të thotë “Festa e Flijimit”.

Sipas traditës islame, festa nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijojë djalin e tij, Ismailin, si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhyjë, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftojë Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë, duke e zëvendësuar atë me një dash.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese