Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nënshkruhet marrëveshja për kontrolle të përbashkëta në pikat kufitare midis Kosovës dhe Shqipërisë

Shkruar nga Newsbomb
Nënshkruhet marrëveshja për kontrolle të
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe homologu i tij i Kosovës, Xhelal Sveçla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka nënshkruar një marrëveshje protokolli me homologun e tij, Xhelal Sveçla për kontrollet të përbashkëta në pikat kufitare midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Ato ishin të pranishëm ditë e sotme në Pikën Kufitare në Morinë, ku vendosën që të zgjerojnë marrëveshjen për kontrolle të përbashkëta edhe në pikat e tjera kufitare, si Qafë Morinë, Qafë Prush, Shishtavec/Krushevë, Borje/Glloboçicë dhe Orgjost/Orçush.

Gjatë fjalës së tij, ministri Balla shprehet se vendimi për të zgjeruar marrëveshjen në të gjitha pikat doganore me Kosovën, është ndërmarrë pas eksperiencës së sukseshme që patën në Pikën Kufitare të Morinës, duke bërë që të lehtësohet kalimi jo vetëm i qytetarëve të dy vendeve, por edhe të huajve që zgjedhin të kalojnë nëpërmjet këtyre doganave.

Lajmi i mirë është se eksperiencën e fituar nga Pika e Kalimit Kufitar të Morinës, po e shtrijmë në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar. Qytetarët e Tropojës do ta kenë shumë më të lehtë të kalojnë në Gjakovë, qytetarët e Hasit po ashtu, por dhe Kukësi dhe Dragashi.

Në mënyrë që të garantojmë që në të gjitha këto pika të kalimit kufitar të kemi jo vetëm një kontroll të përbashkët mes Policisë së Shtetit Shqiptar dhe mes Policisë së Shtetit të Kosovës, por gjithashtu edhe për të shkurtuar kohën”,- u shpreh ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese