Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nën masa të ashpra sigurie dhe i veshur me antiplumb, vrasësi i policit del para trupit gjykues

Shkruar nga Newsbomb
Nën masa të ashpra sigurie dhe i veshur me antiplumb, vrasësi i
Azgan Mernica

Azgan Mernica, 23-vjeçari që vrau me plumb në kokë efektivin e “Shqiponjave”,  Novruz Cenalia ka dalë para gjykatës së Fierit nën masa të rrepta siguria.

Ai është shoqëruar me disa efektivë policie në gjykatën e Fierit, teksa mbante të veshur dhe një jelek anti-plumb. Mernica pritet që sot të njihet me masën e sigurisë, teksa akuzohet për “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”

Nën masa të ashpra sigurie dhe i veshur me antiplumb, vrasësi i
 

Azgan Mernica vrau efektivin më 13 maj në Fier dhe më pas për më shumë se 48 orë qëndroi në arrati. Azgan alias Asllan Mernica u vetëdorëzua mbrëmjen e së mërkurës (15 Maj), dy ditë pas krimit të rëndë, pas negociatave të policisë me familjarët e autorit.

Edhe pse kishte kryer një akt makabër ai u shfaq i penduar dhe tepër i qetë, para hetuesve teksa pranoi se kishte vrarë efektivin se kishte menduar se e kishte sharë.

“Mendova se po me shante dhe prandaj kam ndaluar të sqarohem dhe ka nisur sherri. Në një moment dukej sikur do prekte armën, pata frikë, nxora pistoletën dhe e qëllova. Nuk jam bërë pishman për çfarë kam bërë” mësohet të ketë thënë Mernica, teksa më tej rrëfeu se pas vrasjes është fshehur në pyllin e Semanit, nëpër ferra.

Ka qenë daja i tij ai cili ka luajtur rolin kryesor të negociatorit mes 23-vjeçarit dhe policisë për t’ u vetëdorëzuar.

Në dëshminë e tij i riu tregoi se teksa po lëvizte me automjet ku pasagjere kishte nënën e tij, është ndeshur në rrugën e fshatit me automjetin i cili po drejtohej nga polici Nevruz Cenalia.

Sipas 23-vjeçarit në një moment ka kuptuar dhe ka parë që polici ia ka bërë me dorë dhe kam menduar që e ka sharë dhe ofenduar. Në këtë moment i riu ka treguar se ka dalë jashtë makinës për t’u sqaruar dhe ka parë që polici ka afruar dorën te arma e shërbimit. Për këtë arsye 23-vjeçari tha se e ka qëlluar pasi mendoi se efektivi do e vriste.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese