Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nën hetim nga SPAK, kryebashkiaku i Shkodrës darkon me prokurorin Arben Kraja

Shkruar nga Newsbomb
Nën hetim nga SPAK, kryebashkiaku i Shkodrës darkon me prokurorin
Arben Kraja dhe Benet Beci


Prokurori i SPAK, Arben Kraja, është fotografuar në shoqërinë e kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, i cili ndodhet nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.

Në foton e publikuar nga mediat, ata shfaqen së bashku në një restorant, ndërsa mbetet e paqartë arsyeja e këtij takimi mes ish-kreut të SPAK dhe Becit. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një rastësi apo për një takim me një qëllim të caktuar, por fakti që një prokuror i SPAK darkon me një zyrtar nën hetim nga e njëjta prokurori që ai ka drejtuar më parë, ngre pikëpyetje.

Benet Beci është subjekt i një hetimi nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dyshime mbi shkelje të kryera gjatë ushtrimit të detyrës, veçanërisht në periudhën kur ai drejtonte Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Më herët, Beci ka qenë drejtor i KESH për disa vite, derisa në vitin 2021 u largua për të kandiduar për deputet nën siglën e Partisë Socialiste. Ai ka drejtuar gjithashtu Fondin e Zhvillimit të Rajoneve, ndërsa ende nuk është e qartë se në cilën prej këtyre detyrave janë konstatuar shkeljet që po hetohen nga SPAK.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese