Drejtori i Teatrit Kombëtar, Altin Basha është shkarkuar nga detyra ditën e sotme me një vendim të Këshillit të Ministrave.
Shkarkimi nga detyra i Altin Bashës erdhi pasi një investigimit të emisionit ‘Piranja’, ku zbuluan skandalin e abuzimit me fondet e Teatrit Kombëtar.
Në investigimin e “Piranjave” faktohet se Altin Basha si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kanë abuzuar me fondet që ka ky institucion.
Ndërkaq në një përballje me "Piranjat" Altin Basha nuk dha thuajse asnjë përgjigje, duke kërkuar takim zyrtar tek Teatri Kombëtar. Ndërsa bashkëshortja e tij Iliriana Basha nuk pranoi të ketë përfituar nga fondet e kostumeve për shfaqjen "Vojçek".
Pas skandalit që shpërtheu për fondet e Teatrit Kombëtar nën drejtimin e Altin Bashës, menjëherë erdhi një reagim zyrtar nga ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ku njoftuan se nisi një hetim ligjor mbi këtë çështje.
Altin Basha u denoncua nga emisoni ivestigativ “Piranjat”, të cilët dokumentuan me prova dhe fakte shpërdorimin e fondeve të teatrit si dhe menaxhimin e shfaqeve teatrale, duke konkluduar kështu në një privatizim të teatrit.
Mbi këto fakte, ministria lajmëroi ngritjen e një grupi të posaçëm të cilët do zhvillonin hetimet për Teatrin Kombëtar dhe për të vërtetuar të gjitha pretendimet e ngritura.
Ndër të tjera Ministria siguroi se personat e akuzuar do të merren masat ligjore të nevojshme.