Hapësire reklamuese

Aktualitet

Në pronësi të trafikantit të drogës, sekuestrohen pasuri me vlerë 300 mijë euro

Shkruar nga Newsbomb

Në pronësi të trafikantit të drogës, sekuestrohen

Policia e Tiranës ka sekuestuar me vendim gjykate pasuritë e një të dënuari për trafik droge në Itali, pasi ka dyshime se i ka përfituar veprimtaria e tij kriminale.

Bëhet fjalë për 42-vjeçaçarin Gjino (Shkëlqim) Lleshaj, të cilit i janë sekuestuar konkretisht një automjet, një garazh dhe një njësi tregtare në Selitë, vlera e të cilave, sipas autoriteteve policore, arrin rreth 300 mijë euro.

“Në kuadër të procedimit penal për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, referuar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive në emër të shtetasit Gjino (Shkëlqim) Lleshaj, 42 vjeç, dhe të familjarëve të tij.  

Në zbatim të këtij vendimi  u sekuestruan një automjet, një garazh dhe një njësi tregtare në Selitë, vlera e të cilave arrin rreth 300.000 euro.   

Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi Gjino (Shkëlqim) Lleshaj, të cilin autoritetet italiane e kanë dënuar me burgim, për trafikim lëndësh narkotike në sasi të mëdha, kryer në bashkëpunim,” njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese