Kontrolle janë zhvilluar në një qeli në IEVP e Drenovës, ku një personi i është gjetur një telefon në paraburgim.
Bëhet me dije se telefoni i është gjetur Frensi Avdiut, i cili ndodhet në paraburgim me akuzën për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Frensi Avdiu ndodhet në paraburgim teksa pritet që të merret vendimi për të. Mirëpo duket edhe pse në qeli, Avdiu vijonte të mbante një telefon dhe kontakte me njerëzit jashtë. Nga kontrolli ushtruar në dhomën e akomoduar në IEVP Korçë u konstatua një telefon celular Iphone.
“Më date 19.04.2024 në orën 00:10 u arrestua në flagrancë për veprën penale futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP parashikuar nga neni 324/A K penal i paraburgosuri : F.A i paraburgosur për Veprën penale “Prodhim dhe shitje te lendeve narkotike” parashikuar nga neni 283 i kodit penal, pasi :
Nga kontrolli ushtruar në dhomën e akomoduar në IEVP Korçë u konstatua një telefon celular Iphone. Materialet i kaluan për veprime te mëtjeshme prokurorisë juridiksion i përgjithshëm Korçë”, thuhet në njoftim.