
Rosela, vajza me ëndrra shumë, tashmë ka vetëm një ëndërr, të jetojë! 15-vjeçarja nga Dvorani i Korçës ka nevojë për ndihmën e të gjithë shqiptarëve.
E mitura është diagnostikuar me leuçemi akute dhe i nevojitet me urgjencë transplanti i palcës i cili kushton shumë e shumë më tepër se të ardhurat që familja e saj kanë arritur të mbledhin nga puna e tyre me bujqësi.
Kjo ndërhyrje pritet të realizohet në Itali dhe për këtë arsye është hapur një llogari në GoFundme që të gjithë, aq sa dhe kanë mundësi, të kontribuojnë, për të bërë të mundur mbledhjen e kësaj shume dhe dërgimin e Roselës sa më parë në Itali.

Rosela ka ëndërr që të bëhet edukatore, kjo pasi sipas saj i do shumë fëmijët. E vogla tashmë është në luftë për jetën. Familja e saj tashmë është në dorë të shqiptarëve, të bujarisë e humanizmit të tyre.
Shqiptarët e kanë treguar gjithmonë që ia dalin, ashtu si dhe në mijëra raste të tjera edhe kësaj here do të mbledhin shumën që Roselës i duhet për të triumfuar me sëmundjen e keqe.
