Reshjet e borës, një ditë me parë dhe ulja e temperaturave nen zero gradë kanë dëmtuar pemtarinë në qarkun e Korçës. Për banorët e Korçës, Maliqit dhe fshatrave, dëbora ka shkaktuar dëm shumë të madh pasi janë shkatërruar drurët frutore te qershisë, kumbullës, kajsisë dhe te disa drurëve te tjerë qe çelin lulet ne pranverën e hershme.
Ndryshimet e menjëhershme të temperaturave dhe fenomenet natyrore si pasojë e ngrohjes globale gjithmonë kanë qenë kërcënimet kryesore për bujqësinë.
Meqenëse parashikimet e sinoptikanëve janë qe gjithë java do te shoqërohet me temperatura deri ne minus 8 grade, specialistet këshillojnë fermerët marrjen e disa masave rrethanore, për te minimizuar dëmet.
Ata sugjerojnë që fermerët të ndjekin metodat tradicionale duke ndezur zjarre apo të përdorin pompa me centrifugë për të shmangur dëmet
Në qarkun e Korçës janë të mbjella me drurë frutorë rreth 4 mije hektarë toke, ku 90 për qind e saj e zënë mollët, qe këtë radhë nuk u rrezikuan nga moti.