Hapësire reklamuese

Aktualitet

Në kërkim të lirisë, Apeli i GJKKO-së lë “duarthatë” Emiljano Shullazin

Shkruar nga Newsbomb
Në kërkim të lirisë, Apeli i GJKKO-së lë
Emiljano Shullazi

GJKKO nuk ka pranuar ankimin e 12 personave, ku ndër to është edhe emri i Emiljano Shullazit.

Edhe pse kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë, sipas njoftimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ata do të mbetën sërish në qeli.

Sipas komunikatës bëhet me dije se 12 shtetasit kanë ankimuan vendimin nr. 49, datë 15.05.2024, verifikuar me vendimet nr. 50, datë 19.05.2024, nr. 51, datë 20.05.2024 dhe nr. 52, datë 20.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, por Apeli i GJKKO-së nuk pranoi, duke i lënë sërish në qeli.

12 shtetasit të cilët kërkuan ndryshimin e masës së sigurisë janë:

Besian Xhixha

Drianto Bardhi

Gjergji Cukali

Enver Diva Blerim

Abazi Satilno

Basho Albert Zaja

Emiljano Shullazi

Dejvis Bajramaj

Armando Ndreca

Robert Laçi

Naim Stafuka

Ata janë arrestuar në kuadër të operacionit të SPAK ku u firmosën 50 urdhër arreste për personazhe të njohura të krimit. Ndërsa, Shullazi është akuzuar për krime të rënda, që nga vrasjet te shpërthimet me eksploziv, trafik dhe shitje e shpërndarje droge, si dhe akuza të tjera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Në mënyrë të vazhdueshme ai ka qenë i dyshuar dhe i hetuar disa herë për gjobëvënie dhe shtrëngim me dhunë dhe kanosje për dhënie pasurie.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese