Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Në kërkim për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 23-vjeçarja peruane në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Në kërkim për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet
Foto ilustruese

Një 23-vjeçare peruane ka rënë në prangat e Policisë së Shtetit, pasi akuzohet se kishin përshtatur një ambient për shfrytëzim prostitucioni.

Në pranga ka rënë shtetësja F. G., 23 vjeçe. 23-vjeçarja dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë nga vendet e Amerikës Latine, kishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni, ambiente të marra me qira, si dhe duke u promovuar në faqe online ofronin marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesave.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, kapën në Tiranë dhe ndaluan shtetasen peruane të shpallur në kërkim F. G., 23 vjeçe.

23-vjeçarja dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë nga vendet e Amerikës Latine, kishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni, ambiente të marra me qira, si dhe duke u promovuar në faqe online ofronin marrëdhënie seksuale, kundrejt pagesave. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed