Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Në kërkim për pengmarrjen e vëllezërve Beqiraj, arrestohet Agron Bejdolli, krahu i djathtë i Rrumit të Shijakut

Shkruar nga Newsbomb
Në kërkim për pengmarrjen e vëllezërve Beqiraj,
Aleksandër Laho (Rrumi i Shijakut)

Agron Bejdolli, krau i djathtë Rrumit të Shijakut, ka rënë në prangat e policisë së Durrësit.

Bejdollli është arrestuar pasi për të është dhënë masa “arrest me brug”, pasi akuzohet për “heqje paligjshme të lirisë” në bashkëpunim me Rrumin.

Burime për media bëjnë me dije se Agron Bejdolli është arrestuar në shtëpinë e kushëririt të tij në Spitallë, ku edhe fshihej prej disa kohësh.

Për çfarë akuzohet Agon Bejdolli

Në tetor të 2022, Agron Bejdolli akuzohet se ka marrë peng vëllezërit Beqiraj në autostradën Durrës-Tiranë.

Indrit dhe Gentian Beqiraj u morën mor peng për disa orë pas një sherri me 4 persona, ku i përfshirë ishte “Rrumi shijakut” dhe Bejdolli. Dy vëllezërit po lëviznin me një motomjet, ku në një moment u përplasën nga një makinë, ku brenda ishin katër persona. Pasi 4 personat i dhunuan, ata morën Indrit Beqirajn me vete, të cilin e liruan pas disa orësh.

Agron Bejdolli ka lidhje të ngushtë me Aleksander Lahos alias Pëllumb Muharremit, i njohur ndryshe si Rrumi.

Njoftimi i policisë së Durrësit:

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, operacioni policor i koduar "Ëanted".  

I shpallur në kërkim për heqje të paligjshme të lirisë, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga pranga 33-vjeçari.   

Si rezultat i kontrolleve të kryera në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, është finalizuar operacioni policor i koduar "Ëanted". 

Gjatë operacionit, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi A. B., 33 vjeç, banues në Durrës.    

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi më datë 02.05.2023, Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim.     

Ky shtetas akuzohet se më datë 02.10.2022, në Maminas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, i ka hequr lirinë shtetasit I. B., banues në Durrës.  

Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese