Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Në kërkim për vrasje të trefishtë në Torovicë, ekstradohet nga Italia 54 vjeçari me dy emra

Shkruar nga Newsbomb
Në kërkim për vrasje të trefishtë në
Ekstradimi i 54-vjeçarit nga Italia

Një 54 vjeçar është ekstraduar ditën e sotme nga Italia, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për vrasje.

54 vjeçari, i cili rezultonte me dy emra Badh Lula alias Bardhyl Luli kishte vrarë 3 shtetas në Kroin e Denicës në Torovicë të Lezhës në datën 12 qershor të vitit 1993, ndërsa ishte dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Lartë në Shqipëri.

Sipas Interpol Tiranës, 54 vjeçari ishte arratisur nga vendi dhe kishte hyrë në Itali që në vitin 1993, ku qëndronte me dokumete të falsifikuara.

Si rezultat i punës intensive të Policisë së Shtetit, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet zyrave homologe të Interpolit, në Tiranë dhe në Romë, si dhe i verifikimeve të kryera në bashkëpunim me Policinë e Lezhës, u krye ekstradimi nga Milano, i shtetasit Bardh Lula alias Bardhyl Luli, 54 vjeç.

54-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Njoftimi i Interpol Tirana:

Hyri dhe qëndroi ilegalisht në Itali, me dokumente false, ndërkohë që kërkohej nga autoritetet në Shqipëri, për vrasje të trefishtë, në vitin 1993, në Torovicë, ekstradohet 54-vjeçari.

Lokalizimi i këtij shtetasi, rezultat informacionit të siguruar nga Policia e Shtetit, për vendndodhjen e tij, dhe shkëmbimit të këtij informacioni ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.

Si rezultat i punës intensive të Policisë së Shtetit, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet zyrave homologe të Interpolit, në Tiranë dhe në Romë, si dhe i verifikimeve të kryera në bashkëpunim me Policinë e Lezhës, u krye ekstradimi nga Milano, i shtetasit Bardh Lula alias Bardhyl Luli, 54 vjeç.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë e ka dënuar këtë shtetas me 25 vjet burgim, pasi më datë 12.06.1993, në vendin e quajtur “Kroi i Denicës”, Torovicë, ka vrarë 3 shtetas.

Nga verifikimet e mëtejshme të kryera nga Policia e Shtetit dhe Policia italiane, rezultoi se shtetasi Bardh Lula alias Bardhyl Luli, që në vitin 1993, kishte hyrë dhe qëndronte në Itali, me dokumente false.

54-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

 

Operacionet e ekstradimit ndaj të arratisurve të drejtësisë, i ka përshëndetur edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Balla shkruan se arratia nga përballja me drejtësinë po merr përgjigjen e duhur çdo ditë dhe se drejtësia vonon por nuk harron.

“Arratia nga përballja me drejtësinë dhe vuajtja e dënimit po merr përgjigjen e duhur çdo ditë. Drejtësia vonon, por nuk harron. Një person i dënuar për vrasjen e shtetasve me shumë se 30 vite më parë, u ndalua në Itali dhe u ekstradua gjatë natës në Shqipëri për vuajtjen e dënimit”,- shkruan Balla në Facebook.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese