Është arrestuar nga Policia e Tiranës 41-vjeçari Mandi Qori pasi ishte shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë.
Më 19 shtator, 41-vjeçari ka plagosur me thikë Eri Drizën në zonën e Yzberishtit pas një konflikti për motive të dobëta.
“Finalizohet operacioni policor i koduar "Ëanted 3", nga Komisariati i Policisë Nr. 6 dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda Ndaj Personit.
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe ato të Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda Ndaj Personit, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Gjatë kontrolleve, në rrugën "Tre Dëshmorët", u kap shtetasi M. Q., 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar masën e sigurimit personal "Arrest në burg", për veprat penale "Vrasja me dashje" mbetur në tentativë dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta".
Ky shtetas, më datë 19.09.2024, në zonën e Yzberishtit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur disa herë me mjet prerës (thikë) shtetasin E. D.” – njoftimi i policisë.