Hapësire reklamuese

Aktualitet

Në kërkim nga Spanja për vjedhje me dhunë, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
Në kërkim nga Spanja për vjedhje me dhunë, arrestohet
Foto ilustruese

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës.

Gjatë operacionit shërbimet e Policisë Rrugore kanë kapur në aksin rrugor Vorë- Fushë Krujë shtetasin E. G., 36 vjeç, i cili u arrestua me qëllim esktradimi drejt Spanjës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Provinciale e Geronas, Spanjë, e ka dënuar me 3 vjet, 4 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale "Vjedhja me dhunë", parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.         

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Pronës në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar "Ëanted 2".

I akuzuar nga autoritetet spanjolle, për vjedhje me dhunë, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Spanjë, një 36-vjeçar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore dhe ato të Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Pronës në DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Ëanted 2".

Gjatë operacionit shërbimet e Policisë Rrugore kanë kapur në aksin rrugor Vorë- Fushë Krujë shtetasin E. G., 36 vjeç, i cili u arrestua me qëllim esktradimi drejt Spanjës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Provinciale e Geronas, Spanjë, e ka dënuar me 3 vjet, 4 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale "Vjedhja me dhunë", parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.        Viijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Spanjë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese