Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Lezhë 28-vjeçari shqiptar (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet
Pamje nga arrestimi

Kristo Biba, 28-vjeç, ka rënë në prangat e Policisë së Lezhës me qëllim ekstradimin drejt Spanjës. I riu shqiptar është dënuar nga autoritetet spanjolle për trafikim të lëndëve narkotike.

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 8”, kapi në Shënkoll dhe arrestoi provizorisht, me qëllim ekstradimin në Spanjë, 28-vjeçarin e shpallur në kërkim ndërkombëtar.

“Gjykata e Tarragonës, Spanjë, me vendimin e datës 28.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës”, njofton Policia.

Interpol Tirana dhe Interpol Madrid po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese