Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Në gjendje të dehur u rrëzua nga kati i dytë i shtëpisë në Himarë, biznesmeni futet në koma

Shkruar nga Newsbomb
Në gjendje të dehur u rrëzua nga kati i dytë i
Fotomontazh/ Pamje nga vendi i ngjarjes dhe Spitali i Traumes

Biznesmeni Nikollaq Bollano u gjet i plagosur mbrëmjen e djeshme në afërsi të hotelit të tij në lagjen “Spille” në Himarë.

Fillimisht u raportua se biznesmeni 45-vjeçar ishte dhunuar barbarisht, mirëpo këto pretendime blutë e Vlorës i hodhën poshtë mëngjesin e kësaj të hëne duke bërë me dije se Bollano nën efektin e alkoolit është rrëzuar nga kati i dytë i shtëpisë së tij.

Në gjendje të dehur u rrëzua nga kati i dytë i
Momenti kur efektivet e Policise kane shkaur ne vendin e ngjarjes, Bollano shihet i shtrire ne toke

Si pasojë 45-vjeçari ka marrë dëmtime të rënda. Ashtu si dhe raportuam më herët, pas ndihmës së parë në spitalin e Himarës, biznesmeni u nis me urgjencë drejt spitalit të Traumës.

Ndërkohë, burime për mediat bëjnë me dije se Nikollaq Bollano është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka marrë dëmtime të mëdha në kokë. Ai ka pësuar traumë cerebrale dhe ndodhet në koma.

“Më datë 02.06.2024, rreth orës 23:00, në lagjen “Spille”, Himarë, shtetasi N. B., 51 vjeç, dyshohet se në efektin e alkoolit, ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij. 51-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve”, njoftoi më herët Policia. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese