
Një aksident është regjistruar në lagjen Leshaj të Belshit, ku një automjet është përplasur me një motomjet.
Sipas njoftimit të policisë, shtetasi H. S., 58 vjeç, banues në Belsh, po drejtonte automjetin në gjendje të dehur kur është përplasur me motoçikletën që drejtohej nga shtetasi E. H., 34 vjeç.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 34-vjeçari dhe pasagjeri që ndodhej në motomjet, ndërsa shoferi i automjetit është arrestuar.
“Është arrestuar shtetasi H. Ç., 58 vjeç, banues në Belsh, pasi në lagjen Lleshaj, Belsh, automjeti që ai drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. H., 34 vjeç. Për pasojë janë dëmtuar 34-vjeçari dhe pasagjerja në motomjet, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.