Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Në garë 247 aplikantë, nis sot intervista me kandidatët për shefa Komisariatesh

Shkruar nga Newsbomb
Në garë 247 aplikantë, nis sot intervista me kandidatët
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit

Në Drejtorinë e Përgjithshme do të nisë ditën e sotme faza e intervistimit për shefat e komisariateve. Procesi nis në orën 12.00, teksa pritet që çdo aplikant të intervistohet për rreth 20 minuta.

Komisioni i vlerësimit në Drejtorinë e Përgjithshme përbëhet nga kryetarja Alma Përmeti, antëtare Ervina Gjana dhe Anisa Duçkollari.

Ky proces do të zgjatë deri më 10 dhjetor, ndërsa sot do të jenë 30 aplikantë që do të intervistohen. Në total garojnë 274 aplikante për 49 vende shefa komisariatesh në të gjithë vendin.

Pas përfundimit të këtij procesi Komisioni i Vlerësimit do i dorëzoj pikët drejtorit të Policisë, Ilir Proda, i cili do të vendosë “vulën” për emërmin e shefave në qarqe.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese