
E teksa prej disa javës ish-kreu i komunës së Bërxullës, Ymer Marku ndodhet në qeli për akuzën “shpërdorim detyre” dhe “ Falsifikim dokumentesh”, Prokuroria e Tiranës vijon hetimin pasuror për Markun.
Prokuroria e Tiranës ka zbuluar një apartament me vlerë mbi 100 mijë euro në Tiranë. Kjo pasuri përdoret nga Marku, por është e regjistruar në emër të një personi tjetër. Po ashtu një tjetër apartament që përdoret nga Marku, por e regjistruar me një tjetër emër është gjetur në Durrës.
Dyshohet se këto pasuri Marku i ka kaluar në emër të palëve të dyta apo të treta për të fshehur pasurinë që dyshohet se është kijuar në mënyrë të paligjshme.
Mes pasurive që prokurorët besojnë se i përket Ymer Markut, është dhe resorti “King” që ndodhet në zonën e Bërxullës, raporton Elton Qyno për “Ora news”. Marku si kandidat i PD në Vorë ka pasur si detyrë që të deklarojë pasurinë, deklaratë të cilën duket se nuk e ka bërë të plotë.
Ish-zyrtarët Ymer Marku, Kujtim Balliu dhe Agim Loci akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikim dokumentesh”, ndërsa qytetari Kujtim Allmeta akuzohet se ka përvetësuar pasurinë me dokumenta të falsifikuara në bashkëpunim me punonjësit e Komunës Bërxullë dhe Kryeplakun e fshatit dhe ka përfituar edhe të ardhura monetare në vlerën 10.000.000 lekë të rinj.
Nga verifikimet e kryera rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrën, kanë falsifikuar dokumentet e një sipërfaqeje toke, në fshatin Bërxullë. Gjithashtu, në kuadër të operacionit, është sekuestruar një sipërfaqe toke 7500 m2, në fshatin Bërxullë, bashkia Vorë. Ata kanë shpërdoruar detyrën duke falsifikuar dokumentet e një sipërfaqeje toke, në fshatin Bërxullë.
Gjithashtu, në kuadër të operacionit, është sekuestruar një sipërfaqe toke 7500 m2, në fshatin Bërxullë, bashkia Vorë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme", njofton Policia e Tiranës.
Po kështu, Prokuroria e Tiranës kërkoi sekuestrimin e pasurisë 7.500m2 tokë e llojit “Arë” e dyshuar e përfituar në mënyrë të paligjshme dhe më pas e shitur shoqërisë “Alko Impex Construsion” shpk në vlerën 10.000.000 lekë të reja.
Ish-zyrtarët Ymer Marku, Kujtim Balliu dhe Agim Loci akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kurse shtetasi Kujtim Allmeta akuzohet për veprën penale “Falsifikimi dokumentave”, dhe veprën “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.