Hapësire reklamuese

Aktualitet

Në 12 ditë 5 atentate me vrasje, eksperti Karamuço: Ja pse shumica ndodhin të dielën mbrëma

Shkruar nga Newsbomb
Në 12 ditë 5 atentate me vrasje, eksperti Karamuço: Ja pse
Ervin Karamuço

Vetëm në 12 ditët e para të janarit janë regjistruar 5 atentate me vrasje, duke ngritur shqetësime për sigurinë. Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, gjatë një interviste për “Top Story” në Top Channel, ndau detaje mbi mënyrën e kryerjes së këtyre krimeve dhe arsyet pse shumica ndodhin të dielave në mbrëmje.

Sipas tij, ditët e pushimit dhe festave krijojnë tensione që shpesh çojnë në hakmarrje. Ai theksoi se skemat e atentateve janë të përsëritura, autorët përdorin makina ose motorë, qëllojnë viktimën dhe më pas largohen duke djegur mjetin për të zhdukur gjurmët.

“Kemi dy cikle kriminologjike. Janë dy periudha që kemi ngjarje të renda, përputhen shumë elemente, festat, pushimet. Lindin edhe armiqësi të vjetra. Kemi një modë, mënyrë të njëjtë, makinë, motor, qëllohet, largohen, digjen… Është studiuar zona dhe terreni. Kemi prapë Tiranën me probleme me vrasje të dielën në darkë. Atentatorët e dinë që policia gjatë javës është më e angazhuar, të dielën ka më pak postblloqe”, u shpreh Karamuço.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese