Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ndryshojnë procedurat e pajisjes me mjet identifikimi, çfarë ndodh me shqiptarët e diasporës

Shkruar nga Newsbomb
Ndryshojnë procedurat e pajisjes me mjet identifikimi, çfarë
Foto ilustruese

Shqiptarët e diasporës nuk do të preësin më një muaj për tu pajisur me mjet identifikimi pasi kjo kohë do të përgjysmohet. Lajmi është bërë i ditur nga vetë administratorja e kompanisë shtetërore të prodhimit të dokumentave identifikues IdentiTek, Freskida Halilaj, gjatë një vizite të zhvilluar ditën e sotme nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.

Deri më tani, qytetarëve të disaporës u është dashur 30 ditë nga aplikimi për të tërrhequr mjetin identifikues, ndërsa me procesin e ri, ata do të pajisen me dokumentin e tyre për 15 ditë.

IdentiTek ka marrë dy iniciativa shumë të rëndësishme në këtë aspekt, e para është përgjysmimi i kohës që ne do të na duhet për të prodhuar këto dokumente të identifikimit. Kemi zhvilluar një modul të ri teknologjik,  i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve duke nisur nga ky muaj, i cili bën përgjysmimin e kohës së nevojshme. Pra, qytetarët tanë të diasporës do të mund të marrin dokumentet e identifikimit jo më për 30 ditë, por për 15 ditë. Përveç kësaj kemi nisur proceset për të vizituar ambasadat dhe konsullatat me fluks më të lartë të diasporës për t’u siguruar që çdo proces të kalojë në mënyrë të lehtë ashtu si edhe t’i paraprijmë çdo problematike qe mund të kemi në të ardhmen”, shpjegoi Administratorja e IdentiTek, Freskida Halilaj.

Ndërkohë ministri Hoxha ka theksuar dhe njëherë se kësaj nisme i bashkohet dhe ngarkesa e votës së diasporës në zgjedhjet parlamentare të majit, duke thënë kështu që IdentiTek ka marrë përsipër të gjitha masat për ta bërë këtë proces sa më lehtësues nisur që nga aplikimi e deri tek prodhimi i dokumentave identifikues.

Një nga proceset më kryesore është aplikimi i shtetasve shqiptarë pranë konsullatave kudo ku ata ndodhen, sa i përket pajisjes me letërnjoftime dhe pasaportë. IdentiTek është në krye të këtij procesi, të cilin e drejton nëpërmjet grupeve të tij operacionale duke dërguar këto grupe pranë konsullatave dhe ambasadave të vendit tonë për një aplikim dhe për lehtësimin e këtij regjimi”, theksoi Ministri.

Një tjetër risi e vendosur në dispozicion të diasporës është dhe aplikimi në zyrat e lëvizshme të IdentiTek në qytetet ku jetojnë. Adiministratorja Freskida Halilaj tha se në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme do të zhvillohen një sërë vizitash dhe takimesh në konsullatat dhe ambasadat e shteteve të tjera nga një grup i përcaktuar nga Kompania. Do të caktohen data specifike për qytetarët për të patur mundësi të aplikojnë dhe në ato vende që Shqipëria ende nuk ka një ambasade apo konsullatë.

Kemi nisur nga muaji nëntor me vizitat përkatëse në Gjermani, Itali, Greqi si dhe kemi planifikuar duke nisur nga muaji janar dhe në muajt në vazhdim, vizitat në ambasadat dhe konsullatat e shteteve të tjera, duke përfshirë këtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe Turqinë. Në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme do të planifikojmë lëvizjet, ‘Aplikimet mobile’, siç i quajmë; pra dërgojmë një grup të dedikuar nga IdentiTek nga zyra qendrore, i dërgojmë në këto vende specifike në data specifike dhe qytetarët tanë jashtë vendit mund të kenë mundësinë të aplikojnë përtej ambasadave dhe konsullatave, sepse ka edhe vende të cilat kemi kërkesë për aplikime, por nuk kemi aktualisht një ambasadë apo një konsullatë. Kështu që do t’i adresojmë këto kërkesa, duke dërguar grupet të dedikuara.

Gjatë muajt tetor, IdentiTek ka bërë një ndryshim shumë të rëndësishëm për shtetasit që jetojnë jashtë vendit, duke ndarë aplikimin për letërnjoftim elektronik, duke mos kërkuar domosdoshmërisht edhe aplikimin për pasaportë biometrike. Kjo ka impakt të gjerë tek qytetarët tanë, sepse ka ulur ndjeshëm kostot. Si inovacion ka qenë shumë i rëndësishëm ashtu si edhe sfidues, sepse na është dashur të ndryshojmë procese teknike në sistemet tona, por gjithashtu edhe të përshtatim në kohë shumë të shpejtë operacionet, por duke marrë parasysh edhe udhëzimet shumë të qarta nga ana juaj, edhe impaktin e gjerë dhe pozitiv që ka pasur tek qytetarët tanë jashtë vendit”, nënvizoi Freskida Halilaj.

IdentiTek ka qenë i përfshirë në këtë proces. Duke nisur nga muaji dhjetor është bashkëpunuar ngushtë edhe me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të identifikuar në kohë reale qytetarët kur do të regjistrohen në Platformën Elektronike të Regjistrimit”, u shpreh drejtuesja e IdentiTek.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed