Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ëndrra për t’u bërë futbollist iu pre në mes, 12-vjeçari që humbi jetën sot në QSUT pjesë e skuadrës së njohur

Shkruar nga Newsbomb
Ëndrra për t’u bërë futbollist iu pre në mes,
Leo Sadiku

Një lajm i trishtë tronditi vendin pasditen e kësaj të mërkure ku 12-vjeçari Leo Sadiku ndërroi jetë në ambientet e Spitalit Universitar Nënë Tereza.

Paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes të së miturit të jetë bërë një arrest kardiak. I vogli, të cilit iu pre jeta në mes ishte një fëmijë me ëndrra të mëdha dhe një nga dëshirat e tij ishte të bëhej futbollist i madh. Madje, Leo ishte pjesë e skuadrës së Maliqit U-13.

Për këtrë humbje ka reaguar edhe skuadra maliqare të cilët përmes një postimi në rrjetet sociale u shprehën ngushëllime familjarëve të Leos.

“Prehu në paqe Leo Sadiku. Jemi thellësisht të tronditur nga ngjarja tragjike, ku për shkak të probleme shëndetësore ka humbur jetën në moshën 12-vjeçare, futbollisti i Maliqit U-13.Klubi i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sadiku për këtë humbje të rëndë! Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar dhimbjen e madhe”, ka shkruar klubi maliqarë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed