Hapësire reklamuese


Aktualitet

Ndodh në Portugali, prokurori nxjerr armën dhe qëllon 54 vjeçarin shqiptar që e kërcënoi me shufër hekuri

Shkruar nga Newsbomb
Ndodh në Portugali, prokurori nxjerr armën dhe qëllon 54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 54-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë gjatë një tentative grabitjeje në një argjendari në Valença, Portugali. Ngjarja ka ndodhur në argjendarinë "Cacho," e vendosur në Avenida Miguel Dantas, ku një grup prej pesë personash tentoi të grabiste dyqanin, duke sulmuar fizikisht edhe një prej pronarëve të tij.

Grupi i grabitësve, i cili përfshinte shtetas shqiptarë, marokenë dhe italianë, ishte prej kohësh nën vëzhgimin e policisë portugeze dhe një prokurori, pasi dyshohej për lidhje me aktivitete kriminale në Portugali dhe Spanjë. Kur autorët filluan grabitjen, forcat e rendit ndërhynë menjëherë, duke hapur zjarr në ajër.

Në përballje, njëri prej grabitësve kërcënoi prokurorin me një shufër hekuri, duke e detyruar këtë të fundit të përdorë armën e zjarrit. Prokurori e qëlloi 54-vjeçarin shqiptar në bark dhe në kyçin e dorës. Pas incidentit, i plagosuri pësoi arrest kardiak, por iu dha ndihma e parë në vendngjarje nga vetë prokurori, i cili kreu manovra reanimative. Më pas, shqiptari u transportua me urgjencë në spitalin “Viana do Castelo,” ku mbërriti me puls të stabilizuar.

Autoritetet portugeze kanë konfirmuar se të dyshuarit ishin të armatosur dhe tentuan të kryenin grabitjen e dhunshme. Shtetasi shqiptar rezulton me vizë qëndrimi në Maltë, ndërsa katër të tjerët janë identifikuar si shtetas nga Maroku dhe Italia. Hetimet për këtë ngjarje të rëndë janë duke vazhduar

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese