Një 63 vjeçar nga Saranda është arrestuar nga Policia, pasi ka ofenduar dhe ka tentuar të dhunojë një gjyqtare. Shtetasi me iniciale J.K ka qenë këtë të shtunë në seancë gjyqësore dhe pasi nuk ka marrë të drejtë për pretendimet, ka tentuar të rrahë gjyqtaren.
Ngjarja është regjistruar në Gjykatën Administrative Lushnjë dhe menjëherë pas marrjes së njoftimit për konflikt, kanë ndërhyrë shërbimet e Komisariatit të Lushnjës, të cilët kanë kryer veprimet procedurale për ndalimin e shtetasit J. K., 63 vjeç, banues në Sarandë.
"Në Gjykatën Administrative Lushnjë, gjatë një seancë gjyqësore për çështje pronësie, shtetasi J. K., pas vendimit të marrë nga gjykatësja e çështjes, ka kundështuar vendimin, ka fyer gjykatësen dhe më pas ka tentuar ta godasë atë, me pretendimin se vendimi i saj ishte i padrejtë sepse prona për të cilën po zhvillohej seanca gjyqësore, i përkiste atij.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë ndërhyrë shërbimet e Komisariatit të Lushnjës, të cilët kanë kryer veprimet procedurale për ndalimin e shtetasit J. K., 63 vjeç, banues në Sarandë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme", njofton Policia.