Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndihmuan pronarin në zhdukjen e trupit të recepsionistit në Dhërmi, lihen në burg 2 punonjësit e hotel "Greccia"

Shkruar nga Newsbomb
Ndihmuan pronarin në zhdukjen e trupit të recepsionistit në
Autori i vrasjes Gerald Shehu dhe dy bashkëpunëtorët Daniel Qose dhe David Larti që ndihmuan për fshehjen e trupit të viktimës, Eraldo Nevruzi

Lihen në burg dy punonjësit e hotelit “GRECCIA” , Daniel Qose dhe David Lart të cilët ndihmuan në fshehjen e trupit të Eraldo Nevruzit pasi u qëllua për vdekje nga dhëndri i pronarit Gerald Shehu, 43-vjeç.

Daniel Qose 33 vjeç dhe David Lart 30 vjeç, akuzohen se kanë ndihmuan për të fshehur provat për vrasjen e 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi mesnatën e 6 qershorit.

Ata eliminuan sendet personale, rrobat, dhe çdo gjë tjetër që do ishte provë duke i djegur në furrën e picave ndërsa ndihmuan bashkëpronarin e hotelit “Greccia” ta fusnin në qese dhe të largonin turpin nga ambienti i hotelit.

Seanca gjyqësore është drejtuar nga gjyqtarë Dorina Stroka dhe prokurore Vijuna Mata, ndërkohë që gjykata është shprehur ,vlerësimin e ligjshëm të arrestit dhe  masën e sigurisë arrest në burg. Të dy autorët kanë shprehur pendesë për veprimin që kanë bërë, duke thënë se kanë qenë nën kërcënimin e armës.

Ndihmuan pronarin në zhdukjen e trupit të recepsionistit në
Eraldo Nevruzi - vendi ku u gjet trupi i pajetë

Trupi i pajetë i recepsionistit 31-vjeçar, Eraldo Nevruzi është gjetur paraditen e kësaj të premte, pranë fshatit Vuno. Pas orësh të gjata kërkimesh efektivët kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të së riut i cili u ekzekutua mesnatën e të mërkurës me dy plumba në kokë nga bashkëpronari i hotelit “Greccia”, Gerald Shehu.

Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur pak pas mesnatës së të mërkurës, 6 qershor, ndërsa u zbulua vetëm disa orë më pas, pasi në një prej dhomave të hotelit “GRECCIA” u gjetën njolla gjaku. 43-vjeçari Shehu pasi vrau recepsionistin në dhomën e hotelit, trupin ia mbuloi me qese mbeturinash dhe e largoi nga hoteli.

Gerald Shehu, 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli,  rezulton pronar i hoteli “Greccia”. Ai u vu në prangat e policisë rreth orës 18:00 të pasdites së djeshme në Aeroportin Ndërkombëtar të Korfuzit "Jani Kapodistria”, raporton neësbomb.al. Shehu po përgatitej të largohej drejt Barcelonës dhe më pas Anglisë.

Nga hetimet e kryera deri më tani rezulton se bashkëpronari i hotel “Greccia” pasi ka vrarë me armë zjarri Eraldo Nevruzin është ndihmuar për të fshehur trupin nga dy punonjës të hotelit të tij, Daniel Qose dhe David Larti.

Siç raportuam dhe më herët njëri prej tyre i kishte dhënë qese mbeturinash Shehut që të fuste trupin e Nevruzit. Më pas të dy e kanë ndihmuar pronarin që të fuste në makinë turpin e pajetë të recepsionistit 31-vjeçar. Në dëshminë e tyre para hetuesve dy të arrestuarit kanë thënë se pronari Gerald Shehu i ka detyruar që ta ndihmonin, por duke mos dhënë më shumë detaje se me çfarë.

Ndërkohë theksojmë se shkqet për të cilat dyshohet se ka ndodhur ngjarja janë konfliktet e çastit si dhe prishja e pazareve të drogës. Viktima dhe autori kishin njohje në Angli ku dyshohet se mund të jenë përfshirë në botën e krimit.

Shehu akuzohet për veprat penale  “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ndërsa dy punonjësit e hoteli, Daniel Qose dhe David Larti për veprën penale “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, kryer në bashkëpunim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese