Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ndihmonin emigrantët e dënuar të kalonin kufirin, Gjykata lë në fuqi masat e sigurisë për efektivët e Rinasit

Shkruar nga Newsbomb
Ndihmonin emigrantët e dënuar të kalonin kufirin, Gjykata lë
Pamje nga arrestimi i punonjsve në Aeroportin e Rinasit

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë të vendosura më herët nga Prokuroria për 9 punonjësit e aeroportit të Rinasit, të cilët u arrestuan disa ditë më parë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Për dy efektivët e policisë, Eneo Sulejmani dhe Briken Tereziu është vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg”. Kujtojmë se për Tereziun është dhënë vendimi në mungesë, pasi ai vijon që të jetë në kërkim nga autoritetet policore.

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në Shtëpi” për 3 kontrollorët:

 Sokol Xhika, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor

Ermal Mesi, Ndihmës specialist, kontrollor

Aris Drini, Ndihmës specialist, kontrollor

Ndërsa masa “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, është vendosur për 4 anëtarët e tjerë të grupit të përfshirë në këtë veprimtari kriminale:

Ylli Prençi, Ndihmës specialist, kontrollor

Rei Shenjtolli, Ndihmës specialist, kontrollor

Enkis Aliaj, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor

Argil Hasa, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor

Sipas AMP-së, grupi i punonjësve të aeroportit ndërkomëtar të Rinasit në bashkëpunim me njëri- tjetrin u kanë mundësuar kalimin 250 personave, të cilëve u ishte ndaluar hyrja më parë në Bashkimin Europian, nga Shqipëria drejt këtyre vendeve. Kalimet e tyre ato i kryenin kundrejt pagesave që varionin nga 50 deri në 500 euro.

Të pandehurit akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Efektivi i policisë, Eneo Sulejmani u arrestua nga AMP, pasi u kap me 1 kg kokainë në makinë. Pas hetimeve më të zhvilluara, në telefonin e tij u zbuluan biseda me efektivin tjetër Briken Tereziu, të cilët në bashkëpunim me disa kontrollorë të tjerë në aeroportin e Rinasit bënin kalime të personave që u ishte ndaluar hyrja në BE, drejt saj kundrejt pagesës.

Aktualisht vazhdojnë hetimet në gjendje të lirë edhe për 8 punonjës të tjerë policie, me detyrë Ndihmës specialist, kontrollor, Seksioni i kufirit, në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas, të dyshuar të përfshirë në të njëjtin aktivitet kriminal.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese