Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ndihmoi në atentatin ndaj Marklen Hakës, ja për çfarë e akuzon SPAK “të fortin” e Niklës

Shkruar nga Newsbomb
Ndihmoi në atentatin ndaj Marklen Hakës, ja për çfarë
FotoMontazh/ Durim Bami - SPAK

Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni i djeshëm që u zhvillua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, ku u dha urdhërarreste për rreth 50 persona.

Rrjetës së SPAK nuk mund t'i shpëtonte as "i forti i Niklës". Ditën e djeshme u ushtruan kontrolle në disa baza në zonën e Niklës, kryesisht në pronësi të vëllezërve Durim dhe Valter Bami. Të dy këta shtetas janë të kërkuar nga drejtësia shqiptare për ngjarje të ndryshme kriminale, por aktualisht ndodhen në Dubai dhe i kanë shpëtuar përballjes me ligjin.

Bëhet me dije se tashmë SPAK ka shpallur në kërkim sërish Durim Bamin, pasi akuzohet për veprën penale “krijimi i kushteve për krimin” dhe bëhet fjalë për atentatin që iu bë Marklen Hakës në 2019.

Atentati në 2019 ndaj Marklen Hakës

Në shtator të 2019 Marklen Haka, pjesë e “Bandës së Niklës”, do i bëhej atentat në derën e shtëpisë. Nga atentati humbi jetën halla e tij, Shpresa Basha, ndërsa Haka mori një plumb në krah.

Atentatorët kishin mundur të hynin në thellësi të fshatit Zezë të Fushë-Krujës, aty ku jetonin anëtarët e familjes Haka në fshehtësi të plotë dhe të padiktuar nga askush. Ata qëlluan me breshëri plumbash ndrej banesës së Hakës, ndërsa halla e tij ka qenë duke hapur derën, kur plumbat vërshuan drejt saj duke e lënë të vdekur në vend.

Pikërisht për këtë atentat Bami akuzohet si personi që ka siguruar kushtet për kryerjen e atentatit.

Durim Bami njihet si “i fortë” i Niklës. Ai është shoqëruar si i dyshuar për disa ngjarje të bujshme kriminale, por ndaj tij nuk janë gjetur prova për të qëndruar në qeli. Vite më parë, Durim Bami trazoi politikën shqiptare, kur deklaroi se se ishte vrasës me pagesë dhe ishte paguar nga Ilir Meta për të vrarë Tom Doshin.

Në 3 mars të 2015 ai është arrestuar nga policia për kallëzim të rremë pas akuzave të Tom Doshit, se ish-kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kishte porositur një atentat për ta ekzekutuar atë përmes Durim Bamit, kundrejt pagesës 500 mijë euro. Bami u kap në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi.

Të pandehur bashkë me Durim Bamin, u morën Tom Doshi dhe Mark Frroku për të cilët Prokuroria kërkoi nga 1 vit burg për akuzën e kallëzimit të rremë. Por pas një odiseje 3 vjeçare gjyqësore sa në Gjykatën e Krimeve, në Gjykatën e  Lartë, e në atë Kushtetuese gjithçka përfundoi me pafajësinë e Doshit dhe dënimin e Frrokut e Bamit, por asnjë prej tyre nuk qëndroi në burg, pasi dënimi u konvertua në shërbim prove.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese