Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ndihmë nga SHBA-ja për OPGJ-në shqiptare, 32 oficerë certifikohen në Ambasadën Amerikane

Shkruar nga Newsbomb

Ndihmë nga SHBA-ja për OPGJ-në shqiptare, 32 oficerë

32 Oficerë të Policisë Gjyqësore nga 12 rrethe në gjithë vendin kanë marrë pjesë në një kurs në Ambasadën Amerikane në kuadër të Hetimit të Krimit. Në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë, ekipi ligjzbatues i Ambasadës ka certifikuar dje OPGJ-të shqiptarë.

Ky kurs që zhvillohet për herë të katërt në vendin tonë është mbështetur nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA, Programi Ndërkombëtar i Asistencës në Trajnimin e Hetimeve Kriminale si dhe Byroja e Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit.

Dje, është zhvilluar ceremonia e diplomimit për 32 Oficerët, lajm që është ndarë edhe në kanalin zyrtar të komunikimit të Ambasadës Amerikane në vendin tonë.

“Ekipi ligjzbatues i Ambasadës bashkëpunoi me Akademinë Shqiptare të Sigurisë dhe Policinë e Shtetit për të trajnuar 32 Oficerë të Policisë Gjyqësore nga 12 rrethe në të gjithë vendin. Ekipi i Ambasadës mori pjesë dje në ceremoninë e diplomimit të Kursit të Hetimit të Krimit. Kursi është krijuar për të zhvilluar një sërë aftësish hetimore për krimet më të shpeshta të raportuara. Kursi u mbështet nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, Programi Ndërkombëtar i Asistencës në Trajnimin e Hetimeve Kriminale (ICITAP) së bashku me Departamentin e Shtetit të SHBA-së, Byronë e Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit në Tiranë. Ky është sesioni i katërt në një seri kursesh të hetimit penal të planifikuar për vitin 2024 për të certifikuar disa qindra oficerë të Policisë Gjyqësore në hetimet e krimit. Që nga viti 2005, #ICITAP ka mbajtur një partneritet të gjatë me Akademinë e Sigurisë duke kontribuar në trajnimin dhe zhvillimin profesional të Policisë së Shtetit Shqiptar”, thuhej në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

Tashmë ndihma për organet ligjzbatuese në vendin tonë nga Amerika po shtrihet edhe përtej BKH-së që është kryefjalë e drejtësisë në Shqipëri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese