Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Ndihmë, ndihmë", Maya thërret policinë nga ballkoni, burri i bën video: Merreni në rajon këtë palaço femër!

Shkruar nga Newsbomb
"Ndihmë, ndihmë", Maya thërret policinë nga
Momente te shkeputura nga video/ Maya ne banese dhe efektivet e Policise

Kryefjala e mediave përgjatë dy ditëve të fundit ka qenë marrëdhënia e këngëtares së njohur, Maya Aliçkaj dhe bashkëshortit të saj Arben Shaipi.

Newsbomb.al ditën e djeshme bëri me dije se Gjykata e Tiranës ka pajisur me urdhër mbrojtje këngëtaren për shkak të dhunës në familje. Ndërkohë, këtë të mërkurë biznesmeni fierak mohoi akuzat duke thënë se këto janë “manovra” të cilat po bëhen me qëllim nga Maja për t’i marrë pasurinë dhe djalin e tyre.

Së fundmi “Ora News” ka publikuar një video ku shihen çifti i bashkëshortëve teksa debatojnë me tone të ashpra me njëri-tjetrin, madje nuk kursejnë as ofendimet.

Në videon e filmuar nga vetë Arben Shaipi, këngëtarja shfaqet duke thërritur policinë për ndihmë, ndërsa ai vetë i kërkon që të largohet nga banesa e cila sipas biznesmenit është në pronësi të tij.

Në momentin që efektivët mbërrijnë në apartamentin ku Maya dhe Shaipi ndodhen, ky i fundit i kërkon atyre që ta marrin në rajon.

 



Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese