Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ndërtoi pallatin 7-katësh dhe u arratis për dy vite, dënohet me burg biznesmeni sarandiot

Shkruar nga Newsbomb
Ndërtoi pallatin 7-katësh dhe u arratis për dy vite, dënohet
Pallati 7 katesh i konfiskuar sot nga Gjykata

Gjykata e Sarandës ka dënuar me 2 vite burg biznesmenin Pando Papuçi, i akuzuar për “ndërtim të paligjshëm”. Gjithashtu, Gjykata ka vendosur këtë të premte dhe konfiskimin e pallatit 7-katësh dhe kalimin në favor të shtetit të këtij objekti i cili ndodhet në hyrje të qytetit të Sarandës.

Prokuroria kishte kërkuar 5 vite burg për Papuçin, mirëpo gjyqtarja Edona Vajushi vendosi të rrëzonte kërkesën e Prokurorisë duke e dënuar biznesmenin me tre vite burg dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar me dy vite burg. Dënimi sipas vendimit, duhet të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme. Vajushi gjithashtu vendosi edhe konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pallatit 7 katësh dhe dënimin e shoqërisë “2P-SJ” me “mbarimin e personit juridik”.

Tashmë pritet vendimi i Gjykatës së Apelit për të marrë formë të prerë vendimi si për Papuçiun, ashtu edhe për objektin e firmën e ndërtimit.

Pando Papuçi, biznesmen dhe ndërtues në qytetin e Sarandës, është vetëdorëzuar në shkurt të këtij viti, pas gati dy vitesh në arrati. 68-vjeçari akuzohet për ndërtimin e paligjshëm të një pallati 7 katësh në qytetin bregdetar, që çoi dhe në arrestimin e zyrtarëve të IMT-së në Sarandë.

Prej 21 Shkurtit 2022, ndërtuesi i fshihej Policisë së Shtetit dhe nga arratia kishte apeluar disa herë kërkesat e drejtësisë për burgosje dhe dënim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandës, pas një pune hetimore 3 mujore në atë kohë, bënë të mundur dokumentimin e plotë ligjor të aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e ndërtimeve në qytetin e Sarandës dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “HESHTJA”.

Prokuroria e Sarandës regjistroi procedim penal për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe  “Ndërtimi i paligjshëm” dhe arrestoi në kushtet e flagrancës shtetasen Romina Pulaj, me detyrë kryeinspektore e Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Sarandë.

Ndërkohë, u shpall në kërkim shtetasi Pando Papuçi, pasi rezultoi se kishte ndërtuar në mënyrë të paligjshme një pallat 7 katesh (në ndërtim e sipër), në lagjen nr.1, në qytetin e Sarandës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese