Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ndërtimet e paligjshme në Patok, Prokuroria e Lezhës çon për gjykim 8 persona, ndër to edhe për ish drejtorin e IKMT-së 

Shkruar nga Newsbomb

Ndërtimet e paligjshme në Patok, Prokuroria e Lezhës çon

Prokuroria e Lezhës ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar për gjykim dosjen penale për ndërtimet e paligjshme në zonën e mbrojtur të Patokut. Në këtë çështje janë marrë të pandehur tetë persona, përfshirë ish-drejtorin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Flori Gjini dhe ish-kryeinspektorin e Bashkisë Kurbin, Jetmir Mxhika.

Të akuzuarit, mes të cilëve edhe zyrtarët Xhevalin Fufi, Ndoc Pjetri, Shan Preçi, Artur Perdoda dhe Rivelino Ismajlaj, përballen me akuzën e "Shpërdorimit të detyrës" në bashkëpunim, pasi dyshohet se kanë lejuar ndërtime të paligjshme në këtë zonë të mbrojtur. Ndërkohë, pronari Nikoll Frangaj është akuzuar për "Ndërtim të paligjshëm".

Hetimet kanë nisur në vitin 2023, pas sinjalizimit të një qytetari për një ndërtim pa leje, duke çuar në zbulimin e një skandali që përfshin ndërtime të shumta në zonën e lagunës së Patokut. Prokurori Arben Nika ka kryer hetimet, ndërsa gjyqtari Lirim Bulica do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim të mëtejshëm.

Ndërkohë, për tetë persona të tjerë hetimet janë pushuar, përfshirë Amarildo Tuçin, Florgen Gjokën dhe Françesko Gjokën, pasi nuk u gjetën prova të mjaftueshme për të vërtetuar akuzat. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese