Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ndërron jetë prifti italian, amaneti që kishte lënë për tu varrosur në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Ndërron jetë prifti italian, amaneti që kishte lënë
Prifti Don Gianfranco Cadenelli

Kisha Katolike Mat ka ndarë një lajm të trishtë për të gjithë predikuesit e fesë katolike por jo vetëm. Prifti Don Gianfranco Cadenelli ka ndërrruar jetë në mbrëmjen e 30 tetorit pas një lufte të gjatë me kancerin. I shpallur “Qytetar Nderi” i Bashkisë Mat, priti ndërroi jetë në Kishën e Suçit në Mat.

Jemi të pikëlluar t’ju japim lajmin se sonte në mbrëmje, don Gianfranco Cadenelli, doni ynë shumë i dashur, ka vdekur, pas një viti shumë të mundimshëm përballjeje me tumorin. Kjo humbje është një trishtim i madh për familjen tonë dioqezane. Ju kërkojmë të luteni për shpirtin e don Gianfrancos dhe për të gjithë ne. Jepja o Zot pushimin e pasosur e i shndrittë drita e pambaruar! Pushoftë në paqe! Amen!”, shkruan në njoftimin e saj Dioqeza Rrëshen.

Ndërron jetë prifti italian, amaneti që kishte lënë

Dioqeza Rrëshen gjithashtu ka lajmëruar se mesha për funeralin e Don Cadenellit do të mbahet këtë të shtunë me datë 2 dhjetor në kishën “Shën Nikolla”, aty ku edhe po qëndron trupi i pajetë i priftit.

Mesha për funeralin e Don Gianfranco Cadenellit, do të jetë ditën e shtunë, me datë 2 nëntor, në orën 11:00, në Suç, te kisha “Shën Nikolla”. Në kishë tashmë pushon edhe trupi i don Gianfrancos, deri kur ta përcjellim në varrin e tij. Të gjithë ata që kanë dëshirë të shkojnë dhe të luten për të e t’i bëjnë homazhe, mund të shkojnë te kisha e Suçit.

Faleminderit shumë të gjithëve për afërsinë tuaj në këto momente dhe për mesazhet e panumërta ngushëlluese! Jua kthefshim në të mira e gëzime!

Ju kërkojmë të vazhdoni të luteni për shpirtin e don Gianfrancos, për familjen dhe të afërmit e tij, për miqtë e tij, si dhe për familjen tonë dioqezane.”

Don Gianfranco Cadenelli ka lindur me datë 25 tetor 1955 në Brescia të Italisë. Ai është diplomuar për teologji dhe filozofi ndërsa titullin prift e ka marrë në moshën 23 vjeçare. Ai ka ardhur në Mat 22 vite më parë në Kishën katolike Suç ku është shpallur dhe “Qytetar Nderi” nga ish komunat Suç e Baz dhe në Bashinë e Klosit.

Vetëm 5 vite më parë ai ka marrë nënshtetësinë shqiptare. I shkquar për bujarinë dhe mirësinë e tij, prifti kaq patur lidhje mjaft të ngushta me të gjitha institucionet vendore. Gjatë vitit të fundit gjendja e tij shëndetësorë ka qenë e rënduar dhe dëshira e tij e fundit ka qenë të varrosej në Mat, aty ku dha dhe shërbimin e pakursyer.

Ndërron jetë prifti italian, amaneti që kishte lënë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese